BallinaKryesoreLiverpooli i frikshëm kapitullon Barcelonën, Shaqiri prek finalen e Champions për herë...

Liverpooli i frikshëm kapitullon Barcelonën, Shaqiri prek finalen e Champions për herë të dytë

E pabesueshme por e vërtetë! Një Liverpool i çmendur sfomon “jashtëtokësorin” Lionel Messi dhe prek finalen e Champions League. Nuk është një ëndërr, por një histori e vërtetë. Ajo që ndodhi në “Anfield Road” është tërësisht e vërtetë … tërësisht.

Anglezët kanë përmbysur gjithçka në takimin e dytë, duke kryer Remutadan e famshme ndaj një Barcelone inekzistene në fushë. Që do ishte një takim i vështirë për Katalanasit u pa që në minutat e para, me Liverpool që realizoi pas 420 sekondash lojë.

Aksioni brilant i “The Reds” nxori të vetëm përballë Ter Stegen, Henderson, por anglezi u ndal nga gjermani. Gjithsesi, e njëjta gjë nuk ndodhi me Origi, që tundi rrjetën dhe shpërtheu fishekzjarret në “Anfield Road”.

Me nisjen e pjesës së dytë, Robertson u dëmtua dhe Klopp hodhi asisin nën mëngë në fushë. Wijnaldum realizoi brenda pak sekondash dy herë, duke vendosur ekuilibrat e rezultatin e përgjithshëm në 3-3.

Goli i Origi në minutën e 79-të përmbysi gjithçka, duke prerë biletën për në finalen e madhe të “Wanda Metropolitano”. Në finale, Liverpool pret fituesin e çiftit, Tottenham Hotspur-Ajax, i programuar për tu luajtur nesër.

Në finalen e madridit do të ketë edhe pak pigment shqiptar, me Xherdan Shaqirin që do të luaj finalen e dytë të Champions në 6 vitet e fundit. Më parë, Shaqiri ka luajtur në finalen e vitit 2013, ku arriti të triumfojë kundër Borussia Dortmund.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular