BallinaKryesoreKryetari i Gjakovës i kthehet Ramës për Haradinaj: Nuk je fare mbret,...

Kryetari i Gjakovës i kthehet Ramës për Haradinaj: Nuk je fare mbret, je krejt cullak

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili në konferencën me Mogherinin i cilësoi gënjeshtra të mëdha deklaratat e Haradinajt.

Sipas Gjinit, kryeministri shqiptar jo vetëm që ka hyrë në valle, por ka lobuar publikisht për skenarin e ndarjes së Kosovës.

“Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar. Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njëjtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur, si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njëjtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook.

Gjini thotë se Rama mund të ketë lajthitur kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali në Beograd “(dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksandër)”.

“Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish. Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush që ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush janë gomarët, gënjeshtarët e psikopatët”, ka shkruar ai.

Kryeministri Haradinaj ka akuzuar Mogherinin, Ramën, Thaçin e presidentin serb Aleksandër Vuçiç për një marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular