BallinaAktualitetBE refuzon Ramën/Të rinjtë para parlamentit, me bluzën e secilit vend anëtar...

BE refuzon Ramën/Të rinjtë para parlamentit, me bluzën e secilit vend anëtar dhe karton të kuq kryeministrit

Ne oren 10.00 te rinjte kane nisur nje proteste simbolike para parlamentit. Do te mbeshteten nga te rinj te FRPD dhe LRI. Simbolika e protestes eshte BE refuzon Edi Ramen. Jane 28 te rinj, qe veshin bluzen e secilit vend anetar dhe i tregojne Rames kartonin e kuq.

Dhjetëra të rinj të veshur me bluza ku mbi to ishin flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, protestuan përpara Parlamentit.

Të mbështetur nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim, 28 të rinjtë treguan kartonin e kuq si mesazh simbolik se BE refuzon Edi Ramën.

Simbol i protestës ishte edhe muri i cili pasqyronte bllokimin që qeverisja e Edi Ramës po i bën vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Teksa parlamenti ishte i rrethuar me forca policore, kandidati i listës së Partisë Demokratike Indrit Hoxha, iu drejtua medias pas refuzimit të marrjes së mandatit të deputetit brenda në sallën e Parlamentit.

Z. Hoxha tha se nuk mund të pranonte mandatin e një parlamenti ilegjitim.

“Unë nuk mundem dot të marr këtë mandat ku në këtë vend kreu i i kërij institucioni është personi që ka mbi supet e tij vrasjen e katër personave në masakrën e 2 prillit në Shkodër. Nuk mundem dot të marr mandatin e një deputeti ku pjesë e këtij parlamenti janë hetues dhe prokurorë të dikaturës komuniste, sicc është z. Xhafa dhe z.Braho. nuk mundem dot të marr mandatin e deputetit ku i jati i kreut të ekzekutivit ka firmosur për varjen e poetit Hafzi Nela. Ky mandat është mandat i të rinjve dhe demokratëve. Unë nuk mundem dot të marr një mandat ilegjitim duke hyrë fshehurazi në këtë parlament. Rroftë Shqipëria, Zoti i bekoftë shqiptarët. Beteja sapo ka nisur dhe më 11 Maj do të jetë akti final i largimit të kësaj klike kriminale që ka pushtuar shqiptarët.
Nuk kam asnjë qëndrim të ndryshëm. Kam ndjekur proccedurën ligjore duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Kam shkuar në Parlament dhe kam refuzuar marrjen e mandatit. Jam qytetar i lirë dhe do të vazhdoj të luftoj që njerëzit e këtij vendi të jenë qytetarë të lirë në një vend demokratik si gjithë Europa”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular