BallinaAktualitetMbledhja e Kryesisë se PS, Rama: S'ka emra, ja kur vendosim për...

Mbledhja e Kryesisë se PS, Rama: S’ka emra, ja kur vendosim për kryetarët e bashkive. Por a do të ketë zgjedhje?!

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së duke treguar mbi diskutimet e bëra dhe emrat që do të kandidohen në zgjedhjet lokale për 61 bashkitë.

“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillatbashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që t depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive”, tha Rama.

I pyetur se cilat bashki PS do ua lërë aleatëve, kreu i maxhorancës tha se ‘ne jemi regjistruar me një koalicion dhe kandidatët do të jenë kandidatë të koalicionit’.

Lidhur me partitë opozitare të regjistruara në KQZ dhe nëse PS ka frikë përballë tyre në zgjedhjet lokale, Rama tha se fiton më i miri.
“Në demokraci, në garë hyhet për të fituar dhe me besimin që iu jep zgjedhësve alternativën më të mirë. Udhëhiqesh nga përgjegjësia për të dhënë maksimumin. sigurisht fiton më i miri.PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton ligji zgjedhor. Funksionon një administratë zgjedhore që në krye ka KQZ”, u shpreh ai.

Pyetjes nëse do ketë ndryshime të tjera si në 2017 për të mundësuar hyrjen e opozitës në zgjedhje, Rama tha se 2017 është histori dhe se detyra e PS është t’u japë qytetarëve kandidaturat më të mira.
“Jemi në 2019 në mos gabohem, 2017 është tanimë histori. Në 2017 kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme të njëanshme, të udhëhequr nga unë që duke pasur përgjegjësinë më të madhe ka bërë dhe sasinë më të madhe të lutjeve për opozitën dhe kryetarin e saj, sot jemi në kushtet kur kemi vetëm një përgjegjësi, t’u japim qytetarëve shqiptarë kandidatët më të mirë”, deklaroi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular