BallinaSportVIDEO/Përmbysje e madhe e Tottenhamit, dramë e Ajax. Finale angleze e Championsit

VIDEO/Përmbysje e madhe e Tottenhamit, dramë e Ajax. Finale angleze e Championsit

Ajaxi zhvilloi në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League kundër Tottenhamit.

Ishte një gjysmëfinale dramatike, ku Tottenhami përmbys jo vetëm humbjen në Londër, por edhe dizavantazhin 2-0. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Ajax. De Ligt në minutën e 5-të dhe Ziyech në të 36’ ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë, në një kundërsulm të anglezëve, Lucas Moura në minutën e 55-të shënon, duke rihapur takimin.

Braziliani shënon sërish pas një rrëmuje në zonë në të 59’, duke bërë gjithçka emocionuese.

Në fund, në minutën e 95-të, Lucas Moura bën surprizën e madhe, duke shënuar golin e tretë.

Festë te Tottenhami, lot e zhgënjim tek Ajax. Finalja e madhe e Championsit do jetë Liverpool-Ajax.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular