BallinaSportAnglezet "pushtojne" Evropën, derbin londinez Chelsea-Arsenal në finale të Europa League

Anglezet “pushtojne” Evropën, derbin londinez Chelsea-Arsenal në finale të Europa League

Në “Stamford Bridge” u luajt gjysmëfinalja e kthimit e Europa League mes Chelseat dhe Eintracht Frankfurt.

Blutë e Londrës e mbyllën në avantazh pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 28-të nga Loftus-Cheek.

Në fillimin e pjesës së dytë, në të 49’ barazon Jovic dhe me këtë rezultat takimi shkoi në shtesë, pasi edhe 90 minutat e luajtura në Gjermani kishin përfunduar 1-1.

Edhe dy shtesat nuk prodhuan gol, kështu që finalisti i Europa League u përcaktua nga gjuajtjet e 11-metërshave.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët e Chelseat, të cilët shënuan 4 herë, kundrejt 3 të Frankfurtit.

Finalja që do të luhet në Baku të Azerbajxhanit do të jetë derbin londinez, Arsenal-Chelsea.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular