BallinaAktualitetBalliu rrefen sekretet e arrestimit: Kë telefonoi Rama. Abilekaj: Kjo është kthyer si...

Balliu rrefen sekretet e arrestimit: Kë telefonoi Rama. Abilekaj: Kjo është kthyer si polici private

Pak orë pasi u la i lirë nga Gjykata e Tiranës, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu iu bashkua sërish protestës së banorëve te “Astiri” e fill pas saj tregoi detajet e pathëna nga arrestimi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.

Balliu thotë se nuk ka dhunuar policin ashtu siç pretendohet, ndërsa akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë dhënë urdhrin politik për arrestimin e tij.

“Urdhrin e dhanë Rama dhe Lleshaj. Pak para se të arrestohesha Rama ka dy telefonata me Drejtorin e Policisë së Tiranës (Revani) Rebani Jaupin. Ishte tek rajoni nr 6 ky zotëria kur më çuan mua atje. U sigurua ta çonte urdhrin deri në fund. çfarë donte ai aty? Është e qartë, zbatoi urdhrin politik të Ramës”.

Balliu tha ndër të tjera se kryeministri “Edi Rama loz për kokën e vëtë dhe kërkon marrëveshje që t’i shpëtojë burgut”.

Analisti Fatos Lubonja dhe gazetari Enton Abilekaj kanë komentuar më pas ngjajren.

Fatos Lubonja: Aty tek Astiri kanë vjedhur. Është krijuar një bandë që të merr, të rreh, të vjedh. S’ke ç’bën. Problemi ynë ka qenë maska, duam të dukemi si europianë dhe vëmë maskën. Klevisi thotë s’kam gjë me policët, por ka edhe përgjegjësi morale këtu, ligjërisht polici thotë kam zbatuar urdhrin, por duhet të ketë edhe pak ndjeshmëri.

Enton Abilekaj: Kjo është kthyer si polici private e kryeministrit. Edhe në diktaturë policia bazohej në ligj, kurse kjo sot është e bazuar në urdhra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular