BallinaKryesoreKreu i FRPD, Lushnjë refuzon KQZ: Krah Lulzim Bashës, Jo këtij Parlamentit...

Kreu i FRPD, Lushnjë refuzon KQZ: Krah Lulzim Bashës, Jo këtij Parlamentit si llumi i shoqërisë

Nga Flogert Hoxha

Te nderuar demokrat te qytetit tim, miq, te rinj dhe te reja te FRPD. Sot, me ka ardhur kerkesa nga komisioni qendror i zgjedhjeve per te marr mandatin e deputetit. Mandate te cilat u dogjen nga deputetët e Partisë Demokratike. Per mua si kryetar i FRPD Lushnje ishte vleresim te isha pjese e listes shumemërore te kandidatëve te qarkut Fier.

Une po ashtu si gjithesecili nga ju, kemi par nga afër se si u deformua vullneti i qytetareve nga blerja e votave me paratë e krimit dhe presioni i bandave kriminale që lëviznin nga njera qendër votimi në tjetren duke kërcenuar qytetarët e thjesht, vetëm me nje objektiv të qart, mbajtjen në pushtet “Rilindjen” Miqte e mi, une me profesion jam mjek stamatolog, Partise Demokratike jam bashkuar per bindjet e mia te djathta, si dhe nje mundesi e mire per te kontribuar per vendin tim, per qytetin tim.

Per asnjë cast nuk kam menduar qe angazhimi në politik duhet per perfitime personale. Jo aspak. Si cdo i ri shqiptarë qe jeton ketu une deshiroj me të mirën per vendin tim. E duam Shqipërine si gjithë Europa eshte ëndrra jonë, prandaj unë Fogert Hoxha:
Refuzoj te jem pjesë i ketij parlamenti i cili nuk i perket qytetarëve por zagarëve.
Refuzoj te jem pjesë i këtij parlamentit i cili sot eshte ilegjitim.
Refuzoj të jem pjesë i këtij parlamenti që as më pak e as më shum është vetëm llumi i shoqërisë.
Une sot, si e gjithë rinia Shqiptare protestojme shesheve per ta cliruar vendin tone njehere e mire nga ky mjerim. Sot bashke me te rinjte Lushnjarë jemi krah kryetarit Lulzim Basha, tashmë ka lindur shpresa për një Shqipëri si Europa.

Të gjithë bashkë do ja dalim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular