BallinaKryesoreZbardhen emrat e kandidatëve te PS për zgjedhjet e 30 qershori, Rama...

Zbardhen emrat e kandidatëve te PS për zgjedhjet e 30 qershori, Rama mbledh Kryesinë

Edi Rama për rreth 4 orë e gjysëm ka zhvilluar në seline e PS-së takime me të deleguarit e kryesisë së kësaj force politike në të 12 qarqet per zgjedhjet lokale të 30 qershorit teksa opozita ka vendosur te mos hyje dhe lejoje qe ato te behen. Diskutimet janë përqëndruar tek kandidaturat e PS-së për secilën bashki në qarqet e të gjithë vendit.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar sa i takon Bashkisë së Durrësit, edhe pse janë lakuar disa emra për kandidatë. Surprizë duket kandidatura për Bashkinë Dibër. Kandidatë potenciale për të garuar nën siglën e PS-së për Bashkinë Dibër, është deputetja Reme Lala.

Ndërkohë që ende nuk ka zyrtarizim përfundimtar për Bashkinë Vlorë, edhe pse kryebashkiaku aktual  Dritan Leli mbetet kandidati më i mundshëm.

Sa i takon bashkive të tjera kryesore në qarqe, në Tirane është konfirmuar prej kohësh Erion Veliaj, për Korçën Sotiraq Filo, në Fier Armando Subashi, në Kukës Safet Gjici, Lezha do t’i besohet deputetit Pjerin Ndreu, në Elbasan Glendion Llatja, në Shkodër do kandidojë Valdrin Pjetri, ne Berat Ervin Demo, ndërsa në Gjirokaster me shumë gjasa do kandidojë deputeti Flamur Golemi.

Mesohet se dy bashkitë me popullsi minoritare Pusteci dhe Finiqi do t’i lihen aleatëve.

Gjatë diskutimeve me të deleguarit në qarqe, kryesocialisti Rama ka qenë i shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.

Pritet që vendimi përfundimtar për listen e kandidatëve për të gjitha bashkitë te merret në mbedhjen e mëngjesit të së shtunes te kryesisë së PS-së.

Nga ana tjeter, PD dhe aleatet e saj ne opozite, kane deklaruar serish sot se me 30 qershor nuk do te kete zgjedhje. Nderkohe vendi eshte perfshire nga nje vale e madhe protestash ku kerkohet largimi i Edi Rames dhe krijimi i nje qeverie tranzitore per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular