BallinaKryesoreBasha thirrje qytetarëve: Mos sulmoni vëllezërit policë

Basha thirrje qytetarëve: Mos sulmoni vëllezërit policë

Fjala e Bashës në protestën kombëtare: “Mirë se jeni mbledhur në Kuvendin dhe referendumin popullor. Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa.
Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik

Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për Shqipërinë si gjithë Europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturës dhe tiranisë.
Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe.
Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.

Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa. Brohoritje e protesteuesve.
Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madheshtore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, trioumfi i idealit të europës është sot.

E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë: Rama ik.

Asnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”.
Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular