BallinaKryesoreReagon PD, Albana Vokshi: Rama po përgatit shkrirjen e Akademisë së Shkencave

Reagon PD, Albana Vokshi: Rama po përgatit shkrirjen e Akademisë së Shkencave

Përmes një postimi në facebook, ish deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se kryeministri Edi Rama, po përgatit projektin për shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

“Për tja arritur këtij qellimi, po përdor marionetën e tij në krye të Ministrisë së Arsimit dhe deputetë injorantë apo ilegjitimë. Në mënyrë të fshehtë, pa transparencë, pa marrë mendimin e askujt, në shkelje të procedurave dhe ligjeve, me draftin e propozuar të ligjit për Akademinë e Shkencave, po i paraprin idesë për shkrirjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme për të vërtetën shkencore dhe interesave kombëtarë.” -shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Per t’ja arritur këtij qellimi, po perdor marionetën e tij në krye të Ministrisë së Arsimit dhe deputetë injorantë apo ilegjitimë. Në mënyrë të fshehtë, pa transparencë, pa marrë mendimin e askujt, në shkelje të procedurave dhe ligjeve, me draftin e propozuar të ligjit për Akademinë e Shkencave, po i paraprin idesë për shkrirjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme për të vërtetën shkencore dhe interesave kombëtarë.

Pasi ka shkatërruar politikën, ekonominë, kulturën, arsimin, zgjedhjet, drejtësinë, pasi ka kapur të gjitha pushtetet, tani kërkon të shkatërrojë edhe akdeminë dhe shkencat shqiptare.

Me një urrejtje patologjike ndaj popullit të tij, me kompleksin ndaj dijes dhe intelektualëve, të gjitha projektet e tij synojnë shkatërrimin e cdo gjëje që ruan dhe trashëgon identitetin shqiptar, sic është edhe rasti i Akademisë së Shkencave.

Me këtë veprim, Kryeministri në ikje po u kryen shërbimin e fundit qarqeve anti-shqiptare për të eleminuar Akademinë e Shkencave në Shqipëri, plani i nisur që para dy vitesh, kur kërcënoi me heqjen e fondeve dhe shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Të ngrihemi të gjithë në këmbë të ndalojmë planin ogurzi të Edi Ramës për zhdukjen e institucioneve pjesë e identitetit kombëtar shqiptar🇦🇱

#Protesto#PërMrojtjen#Identitetin#Kombëtar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular