BallinaAktualitetBasha nga Policia e Tiranës: Shqiptarët nuk ndalen para dhunës, junta e...

Basha nga Policia e Tiranës: Shqiptarët nuk ndalen para dhunës, junta e Edi Ramës….

Lulzim Basha dule folur nga Drejtoria e Policise Tirane deklaroi se: “Shqiptarët nuk ndalen para dhunës, junta e Edi Ramës i ka ditët e numëruara”

Pjese nga fjala e Bashes

Vetëm pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranë, rrugët e sheshet, shtëpitë e tiranasve u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që ishte akti kriminal, me të ciliin kjo juntë kriminale u përgjigjet aspiratës së shqiptarëve për liri e demokraci.
E kanë të kotë. Populli, opozita, shqiptarët nuk ndalen.
Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandën e krimit është asgjësuar cdo institucion. Parlamenti ishte I pari që ra. Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet e krimit dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë as demokratët, as socialistët, por faqen e zezë, llumin që e ka marrë peng këtë vend.
E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend. Junta I ka orët e numëruara, Maduro I Ballkanit I ka orët e numëruara. Skenari I dhunës që vuri dje në lëvizje me kriminelë të veshur me uniform, me kriminelë të tjerë të infiltruar në turmën e protestuesve paqësorë, skenari I shërbeu Ramës vetëm për të treguar para botës se I vetmi I interesuar për dhunë është kreu I Juntës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular