BallinaAktualitetPD përgatit kallëzimet penale për shefat e policisë që dhunuan qytetarët, Bardhi:...

PD përgatit kallëzimet penale për shefat e policisë që dhunuan qytetarët, Bardhi: Kryepolici i Tiranës, kriminel me uniformë

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi deklaroi sot se janë duke u përgatitur kallëzimë për të gjithë drejtuesit e policisë që po dhunojnë të drejtat e qytetarëve.

Bardhi tha se Policia është dhunuesja më e madhe e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe shtoi se Drejtuesi i policisë së Tiranës është një kriminel me uniform dhe militante partie.

Ja deklarata e z. Gazmend Bardhi

Reagim i paligjshem, politik dhe kriminal.

Policia është dhunuesja më e madhe e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Qytetarët janë të burgosur pa asnjë faj dhe në mënyrë të paligjshme.

Janë duke u përgatitur kallëzimë për të gjithë drejtuesit e policisë që po dhunojnë të drejtat e qytetarëve.

Drejtuesi i policisë së Tiranës është një kriminel me uniform dhe militant partie.

Fund ii tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular