BallinaAktualitetDel video, këta janë ata që “kërcënuan” ambasadorin e OSBE

Del video, këta janë ata që “kërcënuan” ambasadorin e OSBE

E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri dhe pjesa më e madhe e ministrave të dielën kanë dënuar atë që e kanë cilësuar një kërcënim dhe frikësim të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë.
Këtë të hënë reagime të forta pati nga të gjitha përfaqesitë e huaja në vendin tonë.

Nga ana tjetër PD tha se “është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”.

Por kush janë “kërcënuesit” e ambasadorit të OSBE-së. Bëhet fjalë për një grup të rinjsh të partive opozitare që kanë shkuar në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt ditën e protestës, të shtunën. Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata thonë: Borchardt turp për ju! Po ashtu në hollin e pallatit është shkruar e njëjta parullë: Borchardt turp për ju!

Ky reagim erdhi pasi teksa opozita protestonte OSBE do të publikonte një deklaratë të fortë: Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular