BallinaAktualitetAleatët pas takimit në PD, Shehi: Zgjedhje më 30 qershor s’ka, aksioni...

Aleatët pas takimit në PD, Shehi: Zgjedhje më 30 qershor s’ka, aksioni opozitar në 360 gradë

Aleatët e Bashës janë në një mendje: zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Kështu deklaroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi pas një takimi që pati në selinë e PD mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe aleatëve.

Shehi theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë të rëna moralisht por edhe me dokumente sepse nuk ka më shumë se 25 kandidatë përballë.

Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka”, deklaroi Shehi.

Ai tha se do vijojnë protestat dhe aksionet e tjera të opozitës. “Aksioni fatkeqësisht do spostohet shumica në rrugë. Nuk do heqim dorë nga takimi me ndërkombëtarët, as me rininë e median, por akti kryesor është protesta në rrugë. Duam zgjidhjen finale pozitive për Shqipërinë që të vijë dita të bëhen zgjedhje si në të gjithë botën.
Çuam alternativa për protestat. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë. Ne nuk bëjmë protestë për protestë por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur”, tha Shehi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular