BallinaAktualitetKriza politike, Meta flet nga Skrapari: Ia vlen të reflektohet urgjentisht

Kriza politike, Meta flet nga Skrapari: Ia vlen të reflektohet urgjentisht

Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën politike në vend nga Skrapari. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shprehet se partitë politike duhet të reflektojnë urgjentisht lidhur me krizën që ka përfshirë vendin.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.
Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.”-shprehet Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular