BallinaAktualitetNuk do ta besoni?! Gazetarja që intervistoi Ramën ne televizionin serb është...

Nuk do ta besoni?! Gazetarja që intervistoi Ramën ne televizionin serb është është ish-bashkëshortja e….

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin serb ‘Pink’. Në Serbi, ky televizion konsiderohet si media më pranë presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili ka marrëdhënie të ngushta me pronarin Zeljko Mitrovic.

Por detaji interesant është se gazetarja që intervistoi Ramën është Ksenija Vuçiç, ish-bashkëshortja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ksenija dhe Aleksandar kanë qenë të martuar nga viti 1997 dhe deri në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë. Mediat serbe raportojnë se marrëdhëniet midis tyre vijojnë të jenë të afërta, kjo edhe për shkak të fëmijëve.

Ndërkohë, presidenti Vuçiç është kritikuar ashpër nga organizatat ndërkombëtare për kontrollin dhe presionet që ushtron ndaj mediave në Serbi, të cilat nuk konsiderohen të pavarura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular