BallinaSportRonaldinho në telashe me drejtësinë, i bllokohet pasaporta

Ronaldinho në telashe me drejtësinë, i bllokohet pasaporta

Një gjykatë në Brazil ka marrë vendimin për t’ia konfiskuar (bllokuar) pasaportën fituesit të Kupës së Botës, Ronaldinho, dhe vëllait të tij, Assis Moreira. Pra, ish-ylli i Barcelonës nuk lejohet të udhëtojë jashtë vendit për shkak të një padie të vazhdueshme mbi krimet e dyshuara mjedisore, të bëra prej tij. Sidoqoftë, Ronaldinho mund ta apelojë vendimin.

Pasaporta e tij u konfiskua edhe në nëntor, për shkak të dëmeve të papaguara prej 2.1 milionë dollarë, në këtë rast. Padia ka të bëjë me ndërtimin e paligjshëm të një platforme peshkimi mbi brigjet e lumit Guaiba, në qytetin e tij të lindjes, Porto Alegre, në vitin 2015. Ronaldinho nuk kishte licencë mjedisore për të ndërtuar në atë rajon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular