BallinaKryesoreEmri/Kandidati i PD i listës së Elbasanit refuzon KQZ: Jo pjesë e...

Emri/Kandidati i PD i listës së Elbasanit refuzon KQZ: Jo pjesë e Parlamentit me mandate të blera

spot_img
spot_img

Kandidati i listave shumëemërore në qarkun e Elbasanit Arjan Karriqi (aktualisht kreu i deges se PD, Prrenjas), ka refuzuar mandatin e deputetit, pasi opozita e bashkuar doli nga Kuvendi. Në një reagim publik, ai njofton se refuzon të bëhet pjesë e parlamentit, sipas tij të kriminalizuar dhe të mbushur me mandate të blera.

Statusi i Arjan Karrriqit

Vendimi im për djegien e mandatit të ofruar me gjenerozitet të shtirur nga KQZ, mbyll listën e qarkut Elbasan.
Refuzoj të jem pjesë e një parlamenti të kriminalizuar e të mbushur me mandate të blera, të vjedhura e të grabitura.
Ai sot është streha e fundit e batakçijve, e keqbërësve të këtij vendi, e sejmenëve dhe çirakëve të pushtetit.
Besimin që PD ma dha, unë nuk mund ta ktheja në mosmirënjohje.
Bindjen time në vlerat e demokracisë e lirisë, unë nuk mund ta digjia në turrën e interesave personale.
Përderisa qytetarët e këtij vendi dhe opozita janë në protestë, vendi im është pranë tyre.
Parlamenti i vërtetë është në mesin e tyre.
Kamerat e TV-ve ndoshta nuk më arrijnë deri aty, por shqetësimin e prindërve tanë, e rinisë dhe të fëmijëve tanë unë e gjej aty.
Revolta e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme, është detyra e detyrimi im, detyrë e detyrimi ynë.
Mandatet i përkasin qytetarëve dhe jo individëve.
Së bashku me qëndresën e rezistencën tonë, do t’i kthejmë atyre parlamentin, votën e lirë, dinjitetin e të ardhmen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular