BallinaKronikeShpërbëhet banda me mbi 40 mijë vjedhje përmes internetit

Shpërbëhet banda me mbi 40 mijë vjedhje përmes internetit

Europoli njoftoi se ka kapur një bandë kibernetike që nëpërmjet viruseve ka vjedhur 100 milionë euro dhe ka kryer mbi 40 mijë vjedhje, mes të cilave edhe kompani dhe institucione financiare.

Ky operacion kompleks i policisë u zhvillua në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.

Banda kishte përdorur virusin kompjuterik “GozNym”, nëpërmjet të cilit kishte vjedhur të dhënat bankare në internet duke hapur llogaritë e viktimave.

Europoli gjatë shpjegimit të detajeve të këtij operacioni theksoi se “ky hetim nuk ka precedent, mbi të gjitha në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar”/ANSA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular