BallinaAktualitetSuperpritje e emigrantëve shqiptarë për Bashën në Britani. Salla e tejmbushur shpërthen:...

Superpritje e emigrantëve shqiptarë për Bashën në Britani. Salla e tejmbushur shpërthen: Rama ik!

Gjatë vizitës në Londër, kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon edhe një takim me komunitetin shqiptar në Londër.

Në krah të Bashës ishte avokat Naim Hasani njehekohesisht dhe kreu i deges se PS Britani e Mash si dhe Fatmir Mediu dhe ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës, Lulzim Basha u prit me entuziazëm nga komuniteti shqiptar i Britanisë së Madhe. Salla ku zhvillohet takimi në Londër u pushtua nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”. Para se të niste bashkëbisedimin me shqiptarët, emigrant në Britaninë e Madhe, Basha përcolli një mesazh live nga Londra.

“Në vijim të vizitës time në Parlamentin britanik dhe instuticionet e qeverisë britanike, ndodhem sot në takimin më të bukur, në takimin me bashkëatdhetarët tanë, të cilët e kanë mbushur plot këtë sallë. Janë mbledhur të lajmëruar në një kohë shumë të shkurtër, por nuk mungon entuziazmi dhe shpresa për ndryshimin që po vjen. Do të zhvillojmë një bashkëbisedim jo vetëm për takimet e mia në londër, por edhe për të diskutuar problematikat dhe zgjidhjet për qytetarët tanë në emigracion”,
– u shpreh Bashan ë komunikimin e tij live ku përcolli edhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të emigrantëve shqiptarë.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular