BallinaPolitikeNuk u lejua të kandidonte për Bashkinë Himarë, reagon Beleri: U urdhërua...

Nuk u lejua të kandidonte për Bashkinë Himarë, reagon Beleri: U urdhërua nga Rama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar Fredi Belerit të kandidojë për bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Alfred Beleri në një reagim për median, akuzon Edi Ramën se ka urdhëruar KQZ-në që të
eleminojë atë nga gara për Himarën.
Sipas vendimit të KQZ-së, Fredi Beleri nuk u lejua të kandidojë në zgjedhje për shkak të
mospërfundimit të periudhës së rehabilimit për një dënim të marrë 10 vjet më parë.
Deklarata për shtyp:
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim me ligjin, më përjashton nga kandidimi im për zgjedhjet vendore të 2019 për Kryetar Bashkie të Himarës, tregon se KQZ është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.
Kryeministri neobllokmen i Shqipërisë ka rrëmbyer të gjitha institucionet e pavarura që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike të vendit.
Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike, të urdhëruar nga vetë Kryeministri Rama, e cili po tenton të manipulojë sërish zgjedhjet vendore. Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit.
KQZ ka shkelur me të dyja këmbët ligjin Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË
PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE“.
Shumicën në KQZ e përbëjnë anëtarët e PS-së, të cilët janë të urdhëruar që të eliminojnë çdo kandidat potencial duke mbrojtur hajdutët që prej vitesh kanë masakruar pronat e himariotëve, duke vendosur Partinë Socialiste përpara interesave të qytetarëve të tyre.
Dokishotizmit të Edi Ramës, neodiktatorit të vonët të Ballkanit, i ka ardhur fundit. Është koha që Himara të çlirohet nga shpërdoruesit e zëllshëm dhe hajdutët potencialë që prej vitesh kanë masakruar zonën duke tjetërsuar pronat dhe fondet publike.
Shtabet monstruoze të PS po manifestojnë hapur frikën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke i sabotuar ato dhe duke vendosur vetë për kandidatët që do garojnë për Bashkitë e vendit. Jam i detyruar t’u përgjigjem këtyre akuzave dhe shpifjeve të pabaza, të cilat duan të dëmtojnë imazhin tim. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam bërë asnjë ditë burg në jetën time dhe se nuk jam përfshirë kurrë në veprat penale të parashikuara në nenin 2 pika 1 a të Ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”.
Dënimi absurd në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, kundër meje, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës.
Dua të theksoj se vendimit anti-ligjor të KQZ-së do i përgjigjem sipas rregullave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, duke e ankimuar pranë organeve përkatëse.
Me besim te drejtesia dhe fitorja, për Himarën dhe himariotët.
Kandidati per Kryetar Bashkie
Dhionisis Alfred Beleri
Himare, me 18 maj 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular