BallinaAktualitetPunonjës policie të plagosur në protestë? Bardhi: Është mashtrim

Punonjës policie të plagosur në protestë? Bardhi: Është mashtrim

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike hodhi akuza të forta në drejtim të policisë ndërsa tha se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në protestat e fundit të opozitës së bashkuar. Bardhi tha se zemërata e shqiptarëve ndaj qeverisë është gjithnjë në rritje dhe është detyrë e opozitës ta menaxhojë atë në protesta.

“Ajo që kam ndjerë është se bashkimi popullor kundër tiranisë së krimit është më i vendosur se kurrë. Ka patur zemëratë në rritje kundër qeverisë, për fat të mirë është menaxhuar shumë mirë nga organizuesit e protestës. Në spital kam qenë unë dhe kam shkuar për të vizituar sekretarin organizativ të PD, ku i kam kërkuar autoriteteve të spitalit, të takoj edhe punonjësit e policisë së plagosur në protest. Në spital nuk ka patur asnjë punonjës policie të lënduar që po merrte mjekim. Mund ta them këtë se është e njëjta që thoshte nuk ka parcela me kanabis.

E mbani mend që pamjet e Inu Nukës, u bënë virale  kudo, nuk jam i sigurtë nëse i janë prerë gishtat. Fakti që e thotë policia por që nuk provohet, është një mashtrim i bërë nga një polici që ka dalë nga shinat e ligjit. Ka qenë avokati i popullit dhe ka kërkuar t’i takojë ka një raport zyrtar për këtë që thotë se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në spital. Ka patur protestues të dhunuar, qytetarë që kanë duruar gazin e policisë, dhe përfaqësues të lartë të opozitës. Mbahen si të burgosur protestuesit por ata që urdhëruar dhunën ndaj Sahit Dollapit, nuk janë në burg.” -u shpreh Bardhi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular