BallinaKryesoreReagon Greqia për mosregjistrimin nga KQZ të kandidatit Fredi Bejleri

Reagon Greqia për mosregjistrimin nga KQZ të kandidatit Fredi Bejleri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kandidaturën e Kryetarit të Omonias Dhionisios Alfred Petro Beleri, i regjistruar si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor.

Sipas KQZ vendimi u mor pas verifikimit të deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit. Shkak për këtë është një dënim i formës së prerë i Belerit vite më parë.

Ndërkohë Athina zyrtare ka reaguar pas këtij vendimi.

Në orët e vona të mbrëmjes, Ministria e Jashtme greke thotë se me shqetësim po ndjekim vendimin e KQZ-së që nuk pranoi kandidaturën e Kryetarit të Omonias për Himarën. Sipas saj nuk ka bazë ligjore për këtë refuzim, ndërsa po ndjek zhvillimet.

‘Jemi të gatshëm të mbështesim përfaqësuesit e minoritetit’, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular