BallinaAktualitet‘Bomba’ e Zërit të Amerikës/ Në përgjime krahas Dakos kanë dalë emra...

‘Bomba’ e Zërit të Amerikës/ Në përgjime krahas Dakos kanë dalë emra gjyqtarësh, prokurorësh dhe zyrtarësh të tjerë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi veprimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vitin e kaluar.

Por Zëri i Amerikës, në një artikull për këtë zhvillim, thekson se jozyrtarisht ka mësuar që në përgjimet voluminoze, krahas zotit Dako, u kanë dalë emrat edhe disa zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, si dhe disa gjyqtarë e prokurorë, të cilët mund të pyeten në vazhdim të hetimeve.

Prokurorët vazhdojnë të zbardhin volume të tëra përgjimesh telefonike mes pjesëtarëve të grupit, që, sipas prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë regjistruar në gjithsej 700 compact disqe.

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi sërish kërkesën e njërit prej të arrestuarve, Altin Avdyli, i njohur me nofkën Niçja, i cili u mbajt në arrest me burg.

Gjatë operacionit Vol-Vo 4 u arrestuan 74 persona, të cilët nga hetimet kanë kryer disa vepra penale si trafik i drogave, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe ndërhyrje të paligjshme në procese zgjedhore.

Emri dhe zëri i zotit Dako është regjistruar në biseda telefonike të përgjuara antarëve të këtij grupi kriminal, i cili krahas trafikimit të narkotikëve, dyshohet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular