BallinaAktualitetVideo/Akuza publike e Ramës për Beketin që kushton 110 milionë euro

Video/Akuza publike e Ramës për Beketin që kushton 110 milionë euro

“Juve të medias t’ju vijë zor. Aty është bërë një histori e turpshme me rroga marramendëse. Je vetë dëshmitar se të kanë propozuar rrogë më të lartë se Bruno Vespës. Është një pastrues parash”.

Kryeministri Edi Rama, të enjten u tregua i rezervuar dhe i përmbajtur për çështjen ‘Beketi’, ku në emisionin Opinion u shpreh se nuk mund të jap detaje pasi shteti ka një kontratë konfidencialiteti me Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.

Jo më larg se katër vite më parë, në po të njëjtin emision, ai mbajti një tjetër qëndrim ndaj Françesko Beketit për mbylljen e televizionit Agon Channel. Kreu i qeverisë, asokohe nuk ngurroi ta quante biznesmenin italian si pastrues parash që i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit.

“Juve të medias t’ju vijë zor. Aty është bërë një histori e turpshme me rroga marramendëse. Je vetë dëshmitarë se të kanë propozuar rrogë më të lartë se Bruno Vespës. Është një pastrues parash. Po ju them të gjithëve që Blendi Fevziut i është propozuar një shumë më e madhe se Bruno Vespës”, iu drejtua Rama gazetarit duke vijuar me akuza të tjera ndaj Beketit.

“Unë flas vetëm drejt. Unë jam kryeministër apo nuk jam kryeministër, unë flas vetëm drejt; di çfarë mendoj dhe atë e them, prandaj më kanë zgjedhur shqiptarët. Investitori në fjalë është investiguar nga strukturat e shtetit shqiptar në bashkëpunim me strukturat e shtetit italian.

Nuk ka një media apo bzinesmen që të dalë dhe të thotë se kemi pasur presion nga qeveria sepse ka disa personazhe që thonë se u është mbyllur goja. Kam folur për burimin e financimit, nuk kam folur për median. Ai falë investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe populli dëme të pallogaritshme dhe ka mbajtur peng shtetin shqiptar me koncesione. Ne i kemi hapur luftë dhe do ta luftojmë deri në fund”, deklaronte Edi Rama më 17 Qershor 2015.

Për të mësuar më shumë rreth procesit, politiko kontaktoi me një nga gjyqtarët e çështjes, anglezin Ian Glick, që konfirmoi shkurtimisht se vendimi është marrë, pa dhene më shumë detaje me argumentin se “si një nga arbitrat në këtë rast, nuk mund të diskutojë për te”.

Qeveria shqiptare, jo zyrtarisht thuhet se eshte e detyruar t’i paguajë biznesnemit mbi 110 milionë euro ndërkohë që 3.3 milione të tjera ka qenë kostoja e procesit mbrojtës. Fakti eshte konfirmuar edhe nga dy ish-bashkepunetoret e tij ne Shqiperi, gazetaret Andi Bejte dhe Sonila Meço.

Qendrimet e Rames gjenden duke filluar nga minuta 1-36-29:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular