BallinaAktualitetBasha: Pengesa më e madhe për bashkëpunim me PS, lartësimi i vesit...

Basha: Pengesa më e madhe për bashkëpunim me PS, lartësimi i vesit dhe kriminelëve, njësoj si diktatura

Basha: Pengesa më e madhe për bashkëpunim me PS është lartësimi prej I vesit dhe kriminelëve, njësoj si diktatura komuniste.

Pjese nga fjala e Bashes

Jam këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona.
Zotimi është I imi dhe I PD, për ta çuar deri në fund!
E them këtë me hidhërim të thellë në zemër, sepse kjo duhet të ishte një nga çeshtjet që duhet të na bashkonte, të gjithë partitë politike, në veçanti partitë kryesore në vend. Por e dimë fare mirë, se diçka na pengon ta bëjmë këtë duke I shtrirë njëri-tjetrit. Akoma na pengon!
Na pengon edhe këto ditë, kur nesër bëhemi gati të përkujtojmë Spaçin e pasnesër 35 vjetorin e Qafë Barit. Na pengon jo thjeshtë dhe vetëm prej rotorikës, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë, lartësimit të vesit të kriminelëve, që I shërbyen vesit dhe zhytjes së Shqipërisë në mjerimin më të madh human që ka njohur Europa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular