BallinaAktualitetFavrice Leggeri: Po marrim në dorë kufijtë e Shqipërisë, pas një vendimi...

Favrice Leggeri: Po marrim në dorë kufijtë e Shqipërisë, pas një vendimi politik të BE-së

Fabrice Leggeri, drejtor ekzekutiv i Frontex i cili ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, në një intervistë për Top Channel ka shpjeguar se përse Frontex vendosi të sjellë oficerë të huaj për të ruajtur kufirin në Shqipëri. Duke nisur nga nesër i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet fillimisht nga një trupë prej 50 oficerë të Frontex.

“Ka një bashkëpunim të gjatë mes BE dhe Shqipërisë. Që prej 2016-s, Frontex, Agjencia e Europiane e kufirit e ka mundësinë e shtrirjes së operacioneve të saj në vendet jo anëtare të BE. Ishte një vendim politik marrë nga Bashkimi Europian që një operacion i tillë të shtrihet edhe në Shqipëri. Ne do të kemi kontrolle të ngjashme kufiri edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor së shpejti, por Shqipëria është vendi i parë”, tha Leggeri.

Gjithashtu ai shpjegon se cili do të jetë fokusi i kësaj trupe ndërkombëtare në kufirin Shqipëri-Greqi.

“Ne jemi këtu pasi jemi një aktor operacional dhe do të ndihmojmë rojet e kufijve shqiptarë me survejime, kontrolle. Në mënyrë më specifike ne jemi të fokusuar ne luftën me trafikun e njerëzve, kalimet e paligjshme, emigrimin e jashtëligjshëm përfshi të gjitha aktivitetet kriminale të cilat mund të zbulohen në kufi në kuadër të mirë menaxhimit të tyre. Kjo është në përputhje me mandatin tonë si Frontex. Qëllimi kryesor është të kemi në kufirin tokësor me Greqinë prezencën tonë. Kjo është bërë ne bashkëpunim të ngushtë me Greqinë që është fqinji juaj anëtar i BE. Objektivi lidhet me një monitorim edhe më të mirë për sa i përket emigracionit te jashtëligjshëm që nis nga Greqia në drejtim të veriut të Shqipërisë. Janë edhe disa aktivitete të jashtëligjshme si për shembull trafiqe që zhvillohen në kufi. Ne duam te ndihmojmë forcat shqiptare ligj-zbatuese dhe autoritetet e kufirit”, deklaron drejtori i Frontex.

Duke nisur që nga nesër në terren do të jenë 50 oficerë kufiri, që vinë nga 12 vende anëtar të BE të cilët do të  kenë edhe makina patrullimi përgjatë kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe disa pajisje teknike

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular