BallinaAktualitetArben Malaj ia kërkon publikisht Ramës: Tërhiqu përkohësisht, nesër do të të...

Arben Malaj ia kërkon publikisht Ramës: Tërhiqu përkohësisht, nesër do të të vijë turp

Ish ministri socialist i Financave, Arben Malaj, një ndër figurat e rëndësishme në PS i kërkon publikisht Ramës të tërhiqet përkohësisht dhe të japë një zgjidhje për situatën ku po kalon vendi. I ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 21 majit në RTV ORa, Malaj tha se Rama duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike dhe të ofrojë një zgjidhje.

Arben Malaj: “Unë publikisht ia kërkoj Edi Ramës. Nuk jam nga ata prapa shpine që ta godasë. Ai duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike. Ai mund të mbijetojë përmes konflikteve por për atë që do të lërë  pas, nesër do i vijë turp. Ai duhet të ofrojë zgjidhje. Zgjidhja, është nëse kemi ngecur dhe ekonomia përditë e më shumë po përkeqësohet dhe kërkohet një qeveri teknike dhe atij nuk i thuhet ik nga kryetar partie, ik nga deputet por i thuhet krijo një spacio për disa muaj, që vendi të fitojë një besim tjetër nga politika, sepse akuzat nga të gjitha krahët, jo vetëm PD ndaj PS por dhe PS ndaj PD, i gjithë ambienti politik ka arritur në një pikë që kredibiliteti publik i njerëzve tek politika është minimale. Të tërhiqet përkohësisht

Më tej i kujton zgjedhjet e 2005 kur PS u tërhoq për të mirën e vendit.

Arben Malaj:  Apeli im publik edhe për Ramën. Ai mund të bëjë çfarë të dojë me pushtetin e tij por nuk qeveriset më pas zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. Në 2005 PS kishte mundësinë të merrte mandatin e tretë dhe është lëvizur për 2-3 vota dhe në balotazh. Ne kemi diskutuar brenda PS-së – dhe ishte koha që ne vajtëm në zgjedhje me protesta, nuk u votuan ministrat e PS-së, vendi ishte në një situatë të vështirë politike, dhe gjëja më e mirë për vendin ishte rrotacioni politik sesa mbijetesa jonë me mandat të tretë. Kjo është përgjegjshmëri qytetare dhe politike.   

Testi real per Ramen 

Malaj: Ajo që liderët politikë duhet të mendojnë pse duhet bërë kompromis është ekonomia dhe jo politika. Nëse ata do të bëjnë marrëveshje bazuar mbi parime politike ata do të shkojnë në zgjedhje pa zgjidhje. Pra do të sigurojnë mbijetesën e tyre. Nëse ata do të kuptojnë që rënia ekonomike prodhon pabarazi, varfëri, probleme të thella sociale dhe e bën vendin më të varfër shpirtërisht dhe psikologjikisht dhe shenjat janë. Unë jam i bindur se kryeministri e ka informacionin se cfarë po ndodh me ekonominë dhe buxhetn shqiptar. Ky është testi real i lidershipit të Ramës. Do të mbetet thjesht një kryetar partie apo do të mbajë përgjegjësi për vendin.”

Malaj tha se iku me dëshirën e tij nga PS: “Mes karriges dhe lirisë për të menduar i lirë zgjodha lirinë. Ika vetë nuk më përzunë. Unë do isha anëtar i thjeshtë” 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular