Pas kërcënimeve të përsëritura të Edi Ramës, Taulant Ballës dhe një sërë eksponentësh të Rilindjes nëpërmjet të cilave kërcënojnë opozitën dhe qytetarët me burg me rastin e zgjedhjeve farsë të 30 qershorit, ka dalë në skenë edhe një kandidat i PS-së për kryetar bashkie.
Bëhet fjalë për kandidatin e PS-së për Bashkinë e Gramshit, Klodian Taçe, i cili ka publikuar së fundmi një “menu burgu”, kushtuar opozitës dhe ndjekësve të saj.
“Menuja e burgut! Për të gjithë të apasionuarit e prishjes së zgjedhjeve!”, shkruan kandidati socialist mbi një tabelë ku edhe na tregon dënime nga 3 muaj deri në 5 vjet burg, për ata që sipas tij do të prishin zgjedhjet e Ramës pa opozitë.
Por kush është Klodian Taçe që kërcënon me burg opozitën?!
Faktikisht ky emër është bërë i njohur gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, kur në krye të një bande militantësh të PS-së dhunoi në prani të kamerave brenda një lokali, kandidatin për deputet të LSI-së Admirim Kala. E gjithë skena e dhunës u dokumentua nga viktima dhe nëse do të kishte polici dhe prokurori të pa kapur, sot në burg do të ishte pikërisht Kolodian Taçe, i cili kërcënon kundërshtarët politik me “menu burgu”.
Ja çfarë shkruante në atë kohë kandidati për deputet Kala i dhunuar nga banda e Taçes, shoqëruar edhe me video:
“Unë Admirim Kala, kandidat për deputet në Qarkun e Elbasanit nën siglën e LSI-së, denoncoj ashpër qëndrimin dhe veprimet e policisë ndaj mbështetësve të forcës politike që unë përfaqësoj.
Një natë më parë në lokalin që administroj unë dhe familja ime kanë mbërritur disa të rinj të FRESSH me në krye shtetasin Enis Zani për të shpërndarë fletushkat e fushatës së tyre. Edhe pse jam kandidat i LSI-së unë nuk kam lejuar që asnjë forcë politike të shpërndajë materiale propagandistike në ambientet e lokalit që menaxhoj së bashku me familjen time.
Por të afërmit e mi më njoftuan se dje rrreth pasdites Enis Zani së bashku të rinjtë e FRESSH-it kanë bezdisur frekuentuesit e lokalit dhe për këtë stafi i ka kërkuar që të largohen. Por ata jo vetëm nuk janë larguar nga ambientet private, por janë konfliktuar me stafin dhe familjarët e mi që ndodheshin aty.
Për këtë disponoj materialin e plotë filmik të rregjistruar nga kamerat e lokalit, ku në dy kënde të ndryshme shihet qartë provokimi që Enis Zani dhe dy nga të rinjtë i kanë bërë stafit të lokalit. Sikundër shihet po kaq qartë se Aurel Qafoku, (aktivist i LSI) personi të cilin policia e Gramshit ka dashur ta shoqërojë lidhur me ngjarjen, jo vetëm nuk ka qenë prezent gjatë konfrontimit, por është shfaqur vetëm 25 sekonda ku duket qartë se është përpjekur të ç’tensionojë situatën.
Pra siç mund të shihet qartë roli i shtetasit Aurel Qafokut është tërësisht korrekt, dhe tentativa e Policisë së Gramshit për ta proçeduar është tërësisht tendencioze dhe e qëllimshme. E theksoj, tendencioze.
Por “trimat” e FRESSH-it me në krye Klodi Tacen, kryetarin e PS-së së Gramshit nuk janë mjaftuar duke provokuar frekuentuesit e lokalit dhe mbështetësit e LSI-së. Nipi i tij, Eno Sadik Tace, banues në Tiranë, i cili javët e fundit është vendosur në Gramsh, është përplasur fizikisht edhe me mua.
Pasi kam folur në telefon me kryetarin e PS-së së Gramshit për të sqaruar situatën, nipi i tij së bashku me persona të tjerë të dyshuar me preçedentë penal më janë afruar dhe më kanë goditur. Ngjarje e cila ende nuk është marrë në konsideratë nga policia që në çdo rast është e gatshme të penalizojë çdo qytetar që njihet si mbështetës i LSI-së, edhe kur nuk janë absolutisht të përfshirë në konflikt.
Ndaj per këtë rast ftoj median por edhe policine e rrethit të vijë e të shqyrtojë faktet, materialin filmik që e keni bashkangjitur. Gjej rastin të paralajmërojë edhe njëherë drejtuesit e PS-së dhe ata të Policisë së Qarkut të qëndrojnë larg militantëve dhe mbështetësve tanë sepse jo kërcënimet por dhe provokimet e tyre nuk na stepin.
Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjithë ata që me mendjen e tyre të errët mendojnë se mund të na përkulin përballë presioneve dhe dhunës policore. I siguroj mbështetësit tanë në qarkun e Elbasanit dhe në Gramsh se sot jemi më të fortë se kurrë dhe jemi vetëm pak ditë larg fitores sonë.”