BallinaAktualitetFatos Lubonja: Rama thirrje për eliminim të opozitës, dialogu justifikim

Fatos Lubonja: Rama thirrje për eliminim të opozitës, dialogu justifikim

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Rama me letrat që bën, në fakt nuk po kërkon dialogun, por justifikohet përpara ndërkombëtarëve. Lubonja tha se gjuha e Ramës është elimunuese ndaj opozitës, ndërsa hiqet sikur do dialog.

“Rama ka projekt për eliminim. Ai përdor një gjuhë tepër të ashpër, eliminuese ndaj opozitës dhe nuk e kuptoj sesi mund të bashkohet gjuha e dialogut me gjuhën e eliminimit. Kjo ka vetëm një kuptim. E kuptimi është se nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu është kur ulesh në mënyrë të barabartë, nëse nuk më konsideron kështu, ka vetëm imponim ose gjë false që përdoret thjesht për ndërkombëtarët.

Unë mendoj se Rama ka për qëllim që të justifikohet te ndërkombëtarët. Këtë tregoi edhe me komisionerët e PD dhe LSI. Ndërkohë që plani është eliminimi, bën sikur do dialogun. Unë s’e kam parë njëherë që të thotë ti ke të drejtë ti ore, Andi Bushati apo Fatos Lubonja, por thotë vetëm tenxhere a kazan, vetëm eliminon e nuk bashkëpunon”, tha Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular