BallinaAktualitetPresidenti Meta në ditëlindjen e Demollarit: Njësh në fushë, njësh edhe jashtë...

Presidenti Meta në ditëlindjen e Demollarit: Njësh në fushë, njësh edhe jashtë saj!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte pjesë e një feste të veçantë me rastin e 55-vjetorit të ish-mesfushorit legjendar të Dinamos, Sulejman Demollari.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të tij në Facebook, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që takonte për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit.

“I lumtur të isha dje pjesë e një feste të veçantë me familjen dinamovite, me rastin e 55-vjetorit të Sulejman Demollarit të madhërishëm. Kaq shumë yje dhe kapitenë të Dinamos dhe Kombëtares në një ambient aq të ngushtë dhe modest nuk kam parë, nga Iliaz Ceco te Mujo Targaj.

Kënaqësi të takoja për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit. S’mund të mungonin dhe Ballgjini me Markon e Faruk Sejdinin.

Të gjithë e ndjenin mungesën e pazëvendësueshme të Zërit e Luarasit, dhe nderimi për kujtimin e tyre ishte emocionues. E pamundur të mungonte Halit Gega, i cili mori shumë urime për suksesin e fundit të vëllait, Skënder Gega. Ky ishte momenti kur ndihej më mirë gjigandi Perlat Musta. Kishte dhe “kundërshtarë” të tjerë tepër të rrezikshëm si Shkëlqim Muça, Sokol Kushta, Hysen Zmijani, Millan Baci etj.

Aty kuptoje fuqinë e sportit dhe forcën e ekipit. I nderuar të merrja nga Demollari fanellën e tij me dy njësha, pasi ai ka qenë njësh edhe në fushë edhe jashtë saj, por dhe frymëzim për shumë femijë e të rinj për t’u bërë si ai.”, shkroi Meta.

Kujtojmë që më 15 maj Sulejman Demollari kishte 55-vjetorin e lindjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular