BallinaAktualitetSHBA i bën thirrje policisë dhe protestuesve: Qëndroni larg dhunës

SHBA i bën thirrje policisë dhe protestuesve: Qëndroni larg dhunës

Pas delegacionit të BE në Tiranë, edhe ambasada amerikane ka reaguar pak orë para protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë. Në deklaratën e saj, selia diplomatike amerikane në kryeqytet fton palët ti qëndrojnë larg dhunës, ndërsa apelon te forcat politike të ulen e të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë:

“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular