BallinaAktualitetKnut Fleckenstein zyrtarizon humbjen, Taulant Balla e ngushëllon

Knut Fleckenstein zyrtarizon humbjen, Taulant Balla e ngushëllon

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein, me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit Parlamentin Europian.

Partia që parfaqëson ka pësuar disfatë në zgjedhjet europiane dhe këtë e ka bërë me dije vetë politikani gjerman përmes një postimi në Twitter.

“Të dashur, sipas rezultateve, unë nuk do të jem më eurodeputet. Do të vazhdoj të jem ngushtësisht i lidhur me Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacione në javën në vazhdim”, shkruan Fleckenstein.

Por nuk mund të mungonte as komenti i sekretatit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili shkruan: “Europian i madh”.

Përveç Ballës, edhe pjesëtarë të tjerë të Rilindjes kanë marrë udhëzime të komentojnë edhe të mbajnë me gajret mikun e tyre pas humbjes së rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular