BallinaKryesoreNorma e lindjeve në ulje, Shqipëria lë pas BE dhe Serbinë

Norma e lindjeve në ulje, Shqipëria lë pas BE dhe Serbinë

Shqipëria ka normën më të ulët të fertilitetit në rajon pas Maqedonisë së Veriut duke lënë pas edhe Serbinë si vendi me plakjen më të shpejtë në rajon dhe Bashkimin Europian që po vuan prej dekadash nga fenomeni i plakjes së popullsisë.

Sipas të dhënave të fundit të EUROSTAT që i referohen zhvillimeve demografike në rajonin e Ballkanit përgjatë periudhës 2013-2017, shihet se të gjitha vendet kanë përmirësuar normën e fertilitetit teksa kanë bërë hapa pas vetëm Shqipëria dhe Maqedonia.

Shkalla e fertilitetit përcaktohet si numri mesatar e fëmijëve që lind nga një grua gjatë jetës së saj. Në vitin 2017 norma e fertilitetit në vendin tonë ishte 1.48 fëmijë për një grua , ndërsa në vitin 2013 ishte 1.73 fëmijë për grua.

Në vitin 2013 Serbia kishte normën më të ulët të fertilitetit në Rajon me vetëm 1.43 fëmijë për grua, por në vitin 2017 norma e lindshmërisë edhe pse ende e ulët shënoi rritje pasi lindjet shënuan 1.49 fëmijë për grua.

Gjithashtu Shqipëria renditet me keq se Bashkimi Europian për normën e fertilitetit. Në vitin 2017 BE numëroi  mesatarisht 1.59 lindje për grua, ndërsa Shqipëria 1.48 fëmijë për një grua.

Në rajon renditjen më të mirë e ka Turqia me 2.07 lindje për grua më 2017 dhe Maqedonia me normën me 1.43 lindje për grua.

Turqia ishte vendi i vetëm i zgjerimit për të regjistruar një normë totale të lindshmërisë përreth shkalla e zëvendësimit.

Një normë fertiliteti prej 2.1 konsiderohet si niveli i zëvendësit të popullatës, apo me fjalë të tjera, numri mesatar i lindjeve për grua për të mbajtur numrin e popullsisë në nivel konstant.

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte më 2016.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.

Dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

Nga viti në vit, numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. Zhvillimet  demografike po bëhen dramatike edhe prej emigracionit të lartë të moshave të reja, duke sinjalizuar një perspektivë jo të mirë për zhvillimet sociale dhe ekonomike në vend në të ardhmen e afërt.

Sipas INSTAT gjatë vitit numri i bebeve të lindura më 2018 ishte 6 % më e i ulët se një vit më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular