BallinaKryesoreArtan Fuga: Unë i sfidoj! Komision hetimor në Akademi! Për shpërdorimet finaciare...

Artan Fuga: Unë i sfidoj! Komision hetimor në Akademi! Për shpërdorimet finaciare dhe spiunët e Sigurimit!

Nga Artan Fuga

Përse janë mobilizuar më kot me gënjeshtra dhe fyerje një tufë lehësish me diploma të dyshimta, që ju djeg respektimi i shtetit ligjor, transparenca financiare, kërkimi shkencor i pavarur dhe demokracia!

Une i sfidoj duke ua treguar të vërtetat e tyre pa rreshtur një për një, dhe duke i injoruar !

Me dhjetramijë intelektualë, studentë, qytetarë, dashamirës më ndjekin këto ditë në çdo status që publikoj këtu duke denoncuar Akademinë e Shkencave, uzurpuesin e saj dhe Edi Ramën për puçin institucional në Akademinë e Shkencave!

I falenderoj pa fund! Mos kenë fare merak ata!

Por edhe një tufë lakenjsh janë mobilizuar të shpifin, fyejnë, le të vazhdojnë, kot e kanë! Nuk dëgjoj fare nga ai vesh!

Ish kapterri në lirim i shkencës së paqenë kërkon të mbulojë puçin duke më sulmuar!

Një gjoja historian, genocidist, ish kapterr në lirim edhe ky, edhe ky gënjen si derr, duke u kapur pas xhaketës të shqepur të vjehrrit në sajë të miqve të të cilit fiton cdo çmim akademik për shkarravinat e veta!

AntiHamletit që e ka bërë akademinë babë e nënë nuk i shqitet bytha nga kolltuqet e Akademisë prej 100 vjetësh!

Një ish kapterr i ajrit në rezervë nga që nuk fluturon dot, gëmon si urith dhe e quan veten arqeologjist!

Një tjetër infermier te një magazinë popullore e gradës të fundit me cmime të liberalizuara, që formon mjekë pa laboratore dhe klinika pështyn duke shkruar fraza analfabeti në gazetë!

Lepurja psikopate që si trashëgimi ka nga njera anë Komisionin e Internimeve dhe nga ana tjetër Tufëzimin dhe urinë e shqiptarëve, të dyja krime të pashkrueshme, nga ana e anës hedh helm, ndërkohë që ka ikur nga sytë këmbët nga Shqipëria se mos e shqyenin njerëzit!

Unë nuk do të merrem me ta. I fal dhe i përbuz!

E para sepse poqese merrem i vlerësoj shumë.
E dyta, sepse nuk kam kohë të harxhoj me ta!
E treta sepse si akademik unë nuk mund të sillem në këtë rast si analist meqë kam detyrë zyrtare!
Unë nuk dua të jem opinionist, unë veproj!

Unë sfidoj.

Një shkelje të më gjejnë një!
Le të shohin librat e mi botuar në Europë, por nuk ja vlen të flasë për ta! Titujt shkencorë në vend dhe në Perëndim!

Unë i sfidoj!

Unë i kërkoj komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik të Kuvendit dhe cilitdo deputeti që të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar në akademinë e shkencave !

Abuzimet dhe shpërdorimet financiare !
Dëmin kolosal dhe mashtrimet me raportimet për rezultatet shkencore!
Krimin elektoral të uzurpimit të akademisë të shkencave nga kapterra në lirim

A ka spiunë të Sigurimit në Akademinë e Shkencave?

Kapterra, majore dhe nëntogera në lirim ose në detyrë?

Le ta ngremë këtë komision hetimor parlamentar dhe të shohi publiku se çfarë do të dali nga heqja e fletëve të lakrorit të asaj që quhet Akademi Shkencash, jo sot, por që nga koha kur drejtonin ata që ndonjë prej tyre është shekullor tashmë atje!

Celini dollapet dhe sëndyqet ! Transparencë publikut!

Mos mbulojmë çështjet me të shara komshijesh nga dritarja në dritare!

Unë sfidoj!

Ta kërkojë edhe Akademia e Shkencave ngritjen e këtij komisioni hetimor që të shplahet nëse është e pastër.

Pastaj çështja mbyllet! Me transparencë!

Kam pesë vjet që i kërkoj Ministrisë të Arësimit dhe KLSH të dërgojnë audite në ASH!

Ose nuk vijnë ose kur vijnë e bëjnë si ajo e gjora që kishte humbur unazën në pyll dhe e kërkonte në bulevard. Kur e pyetën se përse e kërkonte aty dhe jo ku e kishte humbur, budallaqja e hutuar u përgjigj : Sepse këtu ka dritë, në pyll është shumë errësirë!

Unë i drejtohem Kuvendin të Shqipërisë, Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ta ngrenë këtë komision hetimor!

Eshtë detyra e tyre!

I sfidoj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular