BallinaAktualitetFOTOT/Endri Hasa ndjek zgjedhjet europiane në Suedi bashkë me Arba Kokalarin, i...

FOTOT/Endri Hasa ndjek zgjedhjet europiane në Suedi bashkë me Arba Kokalarin, i pari që e ka uruar

Përfaqësuesi i PD, Endri Hasa, është politikani që ka uruar nga afër Arba Kokalarin për zgjedhjen e saj si deputete në Parlamentin Europian. Endri Hasa ndoqi drejtpërsëdrejti rezultatin e zgjedhjeve në selinë qendrore të Partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna), së bashku me Arba Kokakalarin dhe kandidatët e tjerë të listës së Moderatna. Endri Hasa dhe Sekretari i Organizativ i FRPD, Lulzim Omuri, ishin në Suedi për të ndjekur zgjedhjet europiane si përfaqësues të PD-së, e ftuar nga partia simotër, anëtare e Partisë Popullore Europiane. Në një postim në facebook, Endri Hasa, tregon emocionet e jashtëzakonshme oër zgjedhjen e Arba Kokalarit. Ajo ishte e katërta në listën e partisë së saj, e cila fitoi 4 vende në Parlamentin Europian, nga 3 që priste të merrte. Endri Hasa shpreh krenarinë që, për herë të parë, një vajzë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit, do të zërë vendin e saj në Parlamentin e Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular