BallinaAktualitetKandidati i PS në Has, i akuzuar dhe denoncuar në prokurori për...

Kandidati i PS në Has, i akuzuar dhe denoncuar në prokurori për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017

Teksa PD dhe opozita ka deklaruar se nuk do të marr pjesë në zgjedhje, mazhoranca pritet të hap fushatën elektorale pas listimit tashmë të gjithë kandidatëve në 61 bashkitë e vendit. Ndër ta disa paraqiten me probleme dhe janë përmendur dhe nga kreu i PD Lulzim Basha në turin e tij me qytetarët për ti thirr ata në protesta masive ndaj një qeverie të rënë tashmë.
Njëri prej kandidatëve, ai për bashkinë Has, Liman Morina është një nga personat që në pozicionin e Prefektit të Qarkut Kukës është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohej se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.
Një kërkim i thjeshtë në google të nxjerr rastin i publikuar në të gjitha mediat dhe portalet në vitin 2017.
Lajmi ne Panorama
Prefekti i Kukësit Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.
Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të  bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës.
Ministri I Puneve te Brendshme,. Dritan Demiraj i propozon Këshillit te Ministrave pezullimin nga detyra te prefekti te qarkut Kukesit z. Liman Morina deri ne sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular