BallinaKryesoreUrimi i Bashës për eurodeputeten shqiptare në PE: Krenar dhe i lumtur...

Urimi i Bashës për eurodeputeten shqiptare në PE: Krenar dhe i lumtur për fitoren e Arba Kokalarit!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka rrëfyer në rrjetet sociale, entuziazmin e tij për fitoren e së parës eurodeputete shqiptare, Arba Kokalarit në Suedi. Në një mesazh në Fb, Basha tregon se e ka uruar menjëherë pas lajmit dhe se çfarë rëndësie ka kjo fitore:

“Të dashur miq, sapo urova në telefon, eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! – shkruan Basha. – Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!  Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular