BallinaAktualitetDelegacioni i lartë i SHBA takime me liderët në Tiranë per krizen...

Delegacioni i lartë i SHBA takime me liderët në Tiranë per krizen politike

Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes palëve në Shqipëri po ndiqet me interes edhe nga diplomatët e huaj si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë, ndërsa më herët ata patën takim edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve. Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion  ka planifikuar  takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 15:30

Kryeministri Edi Rama prej ditësh nuk ka ngurruar t’i drejtohet liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës me letra publike, ku i ka kërkuar dialog pa kushte. Nga ana tjetër këto thirrje janë hedhur poshtë nga lideri i selisë blu, i cili ka ripërsëritur  faktin se kushti i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimin i qeverisë tranzitore.

Presidenti Ilir Meta ka qenë tejet aktiv në lidhje me krizën politike, ndërsa ka bërë apel të vazhdueshëm që palët të ulen urgjentisht për gjetjen e dialogut, si parakusht, për vijimin e reformave dhe integrimin e vendit në BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular