BallinaSport"Futbolli është në rrezik", Klopp sulmon hapur UEFA-n dhe FIFA-n

“Futbolli është në rrezik”, Klopp sulmon hapur UEFA-n dhe FIFA-n

Jurgen Klopp është 51 vjeç, pak ditë larg finales së Champions League dhe nuk ka kohë as për intervista të gjata e as për pyetje boshe. Megjithatë, ditët e fundit trajneri i Liverpool-it ka gjetur pak kohë për të dhënë një intervistë mjaft interesante për The Independent, ku ka dhënë pikëpamjet e tij për futbollin, pa u marrë shumë me ndeshjen e radhës dhe skuadrën e tij.

Futbolli është një ndikim pozitiv në botë, 100%. Një dhomë zhveshjeje në futboll është shembulli perfekt se si kultura të ndryshme mund të punojnë së bashku, për të arritur fitoren. Vuajtjet, festa, të gjitha bëhen së bashku. Futbolli është ende një forcë madhore pozitive, por për shumë arsye është në rrezik, më lejoni ta them“, thotë Klopp, i cili më pas nis një sulm që me siguri do të bezdisë shumë nga kokat e futbollit botëror.

Futbolli është në rrezik, sepse po zhvillohen dhe krijohen në mënyrë konstante kompeticione, ndeshje. Lojtarët kanë nevojë për stërvitje dhe ndeshje, por kanë nevojë edhe për pushim. Ne e luajmë ndeshjen e fundit të sezonit në 1 qershor, pastaj janë ndeshjet e Nations League, Kupës së Afrikës. Vjet e nisëm sezonin në 2 korrik. 12 muaj futboll, pa u ndalur“.

A nuk shtohen ashtu të ardhurat? 

“Po pse duhet që UEFA e FIFA të kenë më shumë para sesa shpenzojnë? Pse duhet rritur numri i ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës? Pse duhen fitime gjithnjë e më të mëdha, për të ndërtuar çfarë? Nuk ka arsye. Botërori dhe Champions League janë gjëra që funksionojnë, por pastaj “Ejani t’i zmadhojmë”. Tani dëgjoj që Botërori i ardhshëm nuk do jetë me 420 ekipe, por vetëm 32. Shumë mirë, kujt i duhen më shumë ndeshje?”

Po klubet, mos janë bërë tepër të pasur, duke parë si dominojnë PSG, Juve e Bayern në kampionatet përkatëse?

“Ndoshta. Unë kam punuar në Gjermani, ndaj më dukej sikur vetëm Bayern ekzistonte. Megjithatë, atje ekziston gjithnjë në e çarë ku mund të depërtosh, të kesh sukses. Do ndodhë sërish, jam i sigurt. Dortmundi është aty, Leverkusen vjen nga një sezon i shkëlqyer, Leipzig po rritet, Ëolfsburg zhvilloi një sezon shumë të mirë. Ka garë në Gjermani, ashtu si në Angli”.

“Në Itali, nuk e kuptoj qartë si funksionon, të jem i sinqertë. Nuk e di sa investon nga xhepi i vet familja Agnelli, por duhet kujdes. Ndaj ekziston Fair Play Financiar. Duhet të kemi të gjithë shanse të barabarta. Në Formula 1, Mercedes apo Ferrari mund të ndërtojnë një makinë shumë të shpejtë, por nuk ka makinë që vërtitet pa u furnizuar kurrë me karburant. Duhet gjithnjë një ndalesë për furnizim, kjo është garë e barabartë”.

A është e ndershme që ekipe si Ajax i shkojnë pranë finales dhe më pas ua grabisin gjithë talentet?

“E vërtetë, por kjo nuk mund të ndryshohet. Aq ëshë madhësia e vendit, e kampionatit. Ajax i shkoi pranë, ashtu si Dortmundi para pak vitesh, ashtu si ne dhe Tottenhami tani. Ne, ashtu si Tottenham, nuk jemi peshqit e mëdhenj, sepse ka klube të tjera që kanë ndërtuar ekipe për të fituar Champions dhe nuk janë as në finale. Pra, ekziston gjithnjë një shans, rëndësi ka që të ekzistojë një nivel i ndershëm, i njëjtë për të gjithë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular