BallinaAktualitetErion Velliaj gati 5-fishon numri i punonjësve në Bashki krahasuar me 2015

Erion Velliaj gati 5-fishon numri i punonjësve në Bashki krahasuar me 2015

Në vitin 2018 numri total i punonjësve në pushtetin vendor arriti në 33 500 persona nga të cilët rreth 18% ose 6309 punonjës ndodhen në Bashkinë e Tiranës, sipas të dhënave nga Ministria e Financave të cituara në një raport të posaçëm nga Shoqata e Bashkive tëShqipërisë.

Pas ReformëTerritoriale në verën e vitit 2015 numri i punonjësve në Bashkinë e Tiranës i kaloi të 1500 punonjësit për shkak të bashkimit me komunat përreth. Por më vonë mëtransferimin e funksioneve nga pushteti qendror dhe me riorganizimin e strukturës së Bashkisë më të madhe në vendnumri i punonjësve ka kaluar më shumë se 6 mijë. Bashkia e Tiranës administron shërbime për gati 20 për qind të popullsisësëvendit.

Në vitin 2015, në të 65 bashkitë dhe 308 komunat, numri total i punonjësve ishte 19.625Mirëpo, deri në dhjetor 2018, numri i punonjësve në 61 bashki është sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo tregon për një numër të madh punonjësish që u zëvendësuan me punonjës të rinj.

Nga ky total i punonjësve, 6300 janë punonjës të bashkisë së Tiranës dhe më pas shifrat bien ndjeshëm në bashkitë e tjera. Në17 bashki numri i punonjësve është më shumë se 500, ndërsa pjesa tjetër kanë më pak se 500 punonjës dhe lista mbyllet me bashkinë Pustec e cila ka 64 punonjës.

Shoqata e bashkive vlerëson se, Reforma territoriale nuk ustudiuan mirë bashkitë e reja dhe gjeografikisht shumë më të mëdha do të kishin nevojë për një numër më të madh punonjësish.

Kryebashkiakët e rinj u ndeshën me një ngarkesë të madhe që vinte më shumë nga zonat rurale dhe ju duhej të krijonin një strukturë që mund të përballej me zgjerimin rural, bujqësinë, turizmin rural, menaxhimin e pyjeve dhe kullotave etj.

Strukturat aktuale të bashkive duket se ende nuk janë përshtatur për të plotësuar shërbimet publike kryesisht në këto zona rurale. Edhe pse ka pasur një progres sa i takon zyrave me një ndalesë (43 bashki aplikojnë one stop shop), përsëri ka boshllëqe duke krijuar tek qytetarët idenë se administrata e bashkisë është në funksion të qendrës.

Administratorët e njësive administrative ngrenë problemin se çdo ndërhyrje e tyre është krejtësisht e varur nga bashkia në qendër. Kjo ka krijuar dhe ‘lodhje’ të qytetarëve dhe si pasojë e largësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular