BallinaAktualitetLigjvënësit gjermanë si besojnë Mogherinit dhe Hahn: Për Shqipërinë do shohim raportet...

Ligjvënësit gjermanë si besojnë Mogherinit dhe Hahn: Për Shqipërinë do shohim raportet tona

Ligjvënësit gjermanë nuk i besojnë drejtuesve të BE-së Johanes Hahn dhe Frederica Mogherinit në lidhje me progres raportin e Shqipërisë në hapjen e negociatave.

Kjo vihet re në deklaratën e bërë nga nënkryetari i CDU-së Dr. Johann David Wadephul, i cili thotë se grupi parlamentar i CDU/CSU-së do të analizojë me kujdes raportin e KE-së për Shqipërinë dhe do ta krahasojë edhe me analiza të tjera që ka në dispozicion.

Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar’, thuhet në deklaratën CDU/CSU-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular