BallinaShow BizzAs Dua Lipa dhe as Rita Ora, kjo është këngëtarja shqiptare që...

As Dua Lipa dhe as Rita Ora, kjo është këngëtarja shqiptare që po shkëlqen në skenën ndërkombëtare(Foto+VD)

Emri i këngëtares shqiptare që do të kryesojë në skenat botërore, Ilira. Bashkëpunimi i saj i ri me këngëtarin latin, Juan Magan.

Suksesi i këngëtareve shqiptare në botë po vazhdon dhe një emër i ri në muzikën Pop po dëgjohet në skenë botërore. Pas Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës, një tjetër zë që do të dëgjohet është Ilira.

Me 2.3 milion dëgjues në Spotify, është e qartë se ajo shumë shpejt do të kryesoj listat ndërkombëtare muzikore. Bashkëpunimi i saj me Alle Farben, “Fading”, mbetet kënga më e transmetuar e saj, duke kapur mbi 42.1 milion klikime. Kënga pati shumë sukses në të gjithë Evropën, duke arritur numrin 16 në Gjermani dhe Austri dhe numrin 17 në Zvicër, si kënga më e dëgjuar.

Vitin e kaluar, Clash Magazine e quajti debutimin e saj të parë, “Whisper My Name”, rrugën e saj drejt suksesit të madh.

Publikimi i saj i fundit dhe më i ri është “Diablo”, këngë që vjen në bashkëpunim me Juan Magan. Nën tingujt latin dhe detajet ekzotike, Ilira është gati të kryesojë sërish me muzikën që ajo krijon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular