BallinaAktualitetKim Mehmeti: ‘Rilindja’ e Kryeministrit të Shqipërisë, i ngjanë ‘gropës septike’ ku...

Kim Mehmeti: ‘Rilindja’ e Kryeministrit të Shqipërisë, i ngjanë ‘gropës septike’ ku derdhen

Shkrimtari edhe analisti i njohur politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti, është treguar shumë i ashpër ndaj kryeministri Rama në lidhje mënyrë se si ky i fundit po e çon vendin drejt rikthimit në monizëm leninist.

Madje Mehmeti shkruan se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të Shqipërisë, i ngjan ‘gropës septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë!

“Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!”  (Kim Mehmeti)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular