BallinaKryesorePër llogari të kujt Thaçi si Don Kishot kërcënoi Perëndimin e BE?

Për llogari të kujt Thaçi si Don Kishot kërcënoi Perëndimin e BE?

Nga Tritan Shehu

Ai mbreme me nje pamje te pa fajeshme prej “Zhvejku”, duke dashur te komprometoje edhe Shqiperine, hodhi disa teza “nacionaliste” te rrezikeshme per ne, Rajonin e integrimin europian.
Kercenime e provokacione leshoi ai drejt Brukselit e Washingtonit per destabilitet ne Rajon.
Genjeshtra te medha tha ai mbreme, duke “njollosur” BE e me gjere.
Shqiptaret nen umbrellen e ShBA, BE e NATO, jane i vetmi komb ne Glob qe kane realizuar aspirata te pa imagjinueshme ne keto 25 vite.
Ne 25 vite Shqiperia eshte nje vend antar i NATO, Kosova eshte nje vend i lire, nen mbrojtjen e Perendimit, ne rrugen drejt NATO e BE.
Shqiptaret ne Maqedonine e Veriut e Mal te Zi jane jetojne si pjese e qeverisjeve demokratike, antare apo afer NATO-s, ne proces integrimi europian.
Nqs Shqiperia apo dikush tjeter po ecen ngadale ne procesin e integrimit, kjo vjen nga keq qeverisja e ketushme, jo nga “keq dashja “Perendimore sic deklaron Rama ketu, apo aludon ai ne Prishtine.
Pa asnje dyshim te tilla teza te Thacit apo dhe te ndokujt tjeter ne Tirane a gjetke, nuk jane deklarata emocionale apo “patriotike”, perkundrazi jane ndesh me interesat tona madhore, jane ne perputhje me tentativat e atyre qe duan te mbajne Rajonin ne konflikt, larg BE e Perendimit, te “fusin me thelle duart” te ne.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular