BallinaPolitikeAgjenda/PS çel nesër fushatën, Rama i prerë: 30 qershor dhe pikë

Agjenda/PS çel nesër fushatën, Rama i prerë: 30 qershor dhe pikë

Kryeministri Edi Rama është i bindur që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Pavarësisht gatishmërisë së presidentit Ilir Meta për të rishikuar dekretin për datën e zgjedhjeve, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së, duket se nuk ka ndërmend të lëshojë. Në një postim në facebook, ku njofton çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore, Rama shkruan i vendosur: 30 qershor dhe pikë!

PS pritet tëçelë nesër fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të planifikuara më 30 qershor. Çelja e fushtaës do të kryhet në 16:00 në parkun olimpik në Tiranë, sipas njoftimit që Rama bën në facebook.

Faxweb.al ka mundur të zbardhë disa pika të axjhendës së çeljes  së fushatës elektorale të Partisë Sociliste për zgjedhjet e 30 Qershorit të këtij viti.

Ditën e nesërme ashtu siç edhe është paralajmëruar, do të hapet zyrtarisht fushata në Parkun Olimpik në Tiranë ku do të prezantohen kandidatët për 60 bashkitë ku PS ka përfaqësuesit e saj.

Ndër kandidatët që do të marrin fjalën në këtë takim do të jetë ai i Fierit Armando Subashi ndërkohë që do të vijojë me atë të Beratit, Ervin Demo, Durrësit, Valbona Sako dhe Shkodrës Valdrin Pjetri.

Në orën 16:00 burime për Faxweb.al bëjnë me dije se do të nis mbledhja e të ftuarve ndërkohë që do kulmojë me fjalën që do të mbajnë kryabashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandate të dytë në këtë bashki, Erion Veliaj dhe në fund kreu i PS-së edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular