BallinaAktualitetTelevizionet do shkelin Kodin Zgjedhor, nuk kanë me kë t'a barazojnë kohën...

Televizionet do shkelin Kodin Zgjedhor, nuk kanë me kë t’a barazojnë kohën e kandidatëve socialistë

Në mungesë të opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që televizioni publik t’i japë kohë të barabartë në ekran Partisë Socialiste.

Të barabartë me kë, vendimi nuk e thotë, gjë që ka vënë në vështirësi edhe Bordin e Monitorimit të Medias, sidomos përsa i përket mbulimit mediatik të fushatës nga privatët.

Ylli Pata, kryetar i bordit, shprehet: “Monitorimi i aktivitetit të forcave politike që nuk marrin pjesë në zgjedhje është jashtë elektoral dhe ne i kemi kërkuar mendim KQZ-së”.

Ndërsa Artan Cena, anëtar i bordit, thotë: “Në këtë situatë, nuk mund ta barazojmë me askënd Partinë Socialiste. Çdo media do t’i japë hapësirë aq sa mundet në fushatë dhe nuk ka me kë të krahasohet”.

Si duhet të trajtohen gjatë kësaj fushate partitë më të vogla apo forcat e reja politike si Bindja Demokratike? Edhe vetë anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias kanë mendime të ndryshme.

“Do ta diskutojmë këtë gjë. Por, unë mendoj që të kenë hapësirën e duhur”, tha Pata.

Bordi i Monitorimit të Medias reflekton aktualisht vakancat mes anëtarëve të KQZ-së dhe ka vetëm 5 anëtarë nga 7 që përcakton ligji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular