BallinaAktualitet"Fuqia e bashkimit sot ora 19:00"/ Bardh Spahia: Jemi shumica, asnjë hap...

“Fuqia e bashkimit sot ora 19:00″/ Bardh Spahia: Jemi shumica, asnjë hap pas!

Kur jemi pak orë nga starti zyrtar i protestës së shtatë mbarëkombëtare të opozitës së bashkuar, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia bën një tjetër apel te qytetarët për pjesëmarrje masive.

Teksa rëndit arsyet pse shqiptarët sot, në ora 19:00, duhet të jenë para kryeministrisë, ish deputeti i Shkodrës shprehet se, opozita është shumica ndaj dhe nuk do të ketë asnjë hap pas në aksionin e saj politik.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

FUQIA E BASHKIMIT SOT ORA 19.00
Kundër kryeministrit me vota të blera!
Kundër kryeministrit që grabit pasuritë e taksat e vendit!
Kundër kryeministrit që burgun e ka për qytetarët që I ngrihen kundër e ata që s’mund të paguajnë, jo kriminelët!
Kundër kryeministrit që ofron si alternativë emigracionin!
Kundër kryeministrit që qeveris me krimin e oligarkët!
Kundër kryeministrit që e ktheu vendin në tranzit e furnizues droge për Europën e botën!
Kundër kryeministrit që na bllokon rrugën drejt Europës!
Bëhemi bashkë sot në orën 19.00 para kryeministrisë! #AsnjëHapPas#NeJemiShumica#RamaShporru!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular