BallinaKryesoreTërmetet në Korçë bëhen lajm në mediat ndërkombëtare

Tërmetet në Korçë bëhen lajm në mediat ndërkombëtare

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare si “Reuters”, “Asociatedd Press”, “Uashington Post” etj kanë raportuar për lëkundjet sizmike që janë shënuar në qarkun e Korçës, në Shqipëri.

Gjashtë tërmete në hapësirën prej dy orësh, e para me një madhësi prej 5.3, tronditën të shtunën Shqipërinë juglindore duke plagosur katër vetë dhe duke shkaktuar dëme në 100 shtëpi, thanë autoritetet dhe dëshmitarët okularë. Katër vetë u lënduan nga rënia e mureve, kulmeve dhe llaçit të shtëpive të tyre dhe u dërguan në spital në qytetin kryesor të Korçës në pjesën lindore të Shqipërisë”, shkruan “Reuters”.

Media në fjalë thotë se epiqendra e tërmetit u shënua në fshatin Floq, aty ku dhe dëmtimet ishin më të rënda. Po ashtu, theksohet se 4 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Pesëdhjetë familje në Floq të Korçës janë larguar përkohësisht nga fshati i tyre. Ata kanë gjetur strehim në çadrat ushtarake që kishin sjellë autoritetet e Tiranës dhe ndihma të tjera të Bashkisë Korçë apo institucione të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular